Shqiptari ia sheh “hajrin” transferimit të Jovicit në Real Madrid

17:41 | 05 Maj 2019

Luka Jovic, ka pranuar se do ta vesh fanellën e Real Madridit.

Menaxheri shqiptar Fali Ramadani do të fitojë 9 milion euro nga transferi i serbit Joviq në Real Madrid.

Siç kanë shkruar mediat spanjolle, sulmuesi do të jetë futbollist i ri i Real Madrid. Kamponi europian do ti paguaj Eintracht Frankfurtit 60 milion euro.

Megjithatë, të gjitha këto të holla nuk shkojnë në duart e gjermanëve.

20 % nga ky transfer do ti fitojë Benfica, prej nga Joviq kaloi në Eintracht, kurse 9 milion do të fitojë menaxheri i lojtarit, shqiptari nga Tetova, Fali Ramadani.

Komento: