Shqiptari që realizoi helikopterin e parë në Preshevë tregon pengesat e shtetit serb për mos lejimin e fluturimit

15:03 | 19 Shkurt 2024
shqiptari-qe-realizoi-helikopterin-e-pare-ne-presheve-tregon-pengesat-e-shtetit-serb-per-mos-lejimin-e-fluturimit


Edhe pse u kompletua për të fluturuar helikopteri, Qani Lutfiu e pati të pamundur një gjë ta realizoj.

Ai tregon për pengesën nga shteti serb për të marr leje për fluturim.

Qaniu thotë se kinse ‘për shkaqe sigurie’ nuk u lejua një gjë e tillë.

“Ne kemi bërë provat e para dikur edhe në fillim të punimeve dhe ishte hala pa u ngjyrosur, në atë kohë kur e testuam ishte i lidhur me litar për shkak të sigurisë dhe ka arritur diku 1 metër, kur e kemi përfunduar të gjithë punën në të dhe e kemi ngjyrosur kemi dashur të bëjmë fluturime dhe më të gjata por kemi hasur në pengesa nga shteti kinse për shkaqe sigurie, kap provuar të marr leje nga shteti por ka qenë e pamundur”, tregoi ai për Front Online.

Lutfiu nuk nuk do të ndalët me kaq.

“Kam pasur plane dhe tjera dhe i kam realizuar mirëpo kemi dhe të tjera plane të cilat do të realizohen në të ardhmen”, përfundoi ai.

Zanatin e ka mësuar vet Qani Lutfiu duke çmontuar dhe duke montuar një motor./Front Online/

 

Komento: