ShSKUK thotë se punëtorët janë të furnizuar me mjete mbrojtëse për koronavirus

14:36 | 20 Korrik 2020

ShSKUK ka thënë se punëtorët janë të furnizuar me mjete mbrojtëse për koronavirus.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se përkundër rritjes së numrit të rasteve që po trajtohen me COVID-19, por edhe rritjes së kërkesave nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, furnizimi me material shpenzues dhe masa mbrojtëse për stafin shëndetësorë, përfshirë edhe dorëzat, është i mirë.

ShSKUK ka njoftuar se sasi shtesë të mjeteve mbrojtëse janë shpërndarë nëpër klinikat e QKUK-së.

“ShSKUK në bashkëpunim me Departamentin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, së fundmi është furnizuar me sasi shtesë të masave mbrojtëse, të cilat përmes Shërbimit Farmaceutik në ShSKUK janë shpërndarë për klinikat që po trajtojnë rastet Covid, por edhe spitalet e përgjithshme. Poashtu, ShSKUK është e furnizuar me barnat themelore që nevojiten për trajtim të rasteve me Covid-19. ShSKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të vazhdojë të furnizojë me masa mbrojtëse klinikat dhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në njofsimin e ShSKUK-së.

Komento: