SHSKUK tregon për gjendjen e pacientëve me COVID në spitale dhe QKUK

10:23 | 29 Dhjetor 2021

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në spitale dhe QKUK.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në katër spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19.

Sipas SHSKUK’së, Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë më pacientë të spitalizuar me Covid-19.

Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë.

Komento: