Shtatë të lënduar nga një aksident mes dy veturash në Lipjan

21:08 | 28 October 2024

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy veturash në fshatin Rufc të Lipjanit.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Komento: