Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës

17:33 | 28 Prill 2024
shtepi,-banese,-toke,-ara,-pyje-e-livadhe,-kjo-eshte-pasuria-e-drejtorit-te-policise-se-kosoves

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 100 mijë euro.

Në deklarimin e tij pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Hoxha ka deklaruar se ka një banesë që kushton 55 mijë euro, një shtëpi të cilën e ka deklaruar si të trashëguar në vlerë prej 35 mijë euro. Ai si pasuri të paluajtshme ka deklaruar se ka ara, pyje si dhe livadhe, shkruan FrontOnline.

 

Hoxha, ka deklaruar po ashtu se ka të ardhura vjetore mbi 46 mijë euro së bashku me bashkëshorten.

Si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Hoxha ka deklaruar se merr prej mbi 29 mijë euro në vit.

 

Ndërsa para të gatshme ai ka deklaruar se ka vetëm 6,260 euro.

Komento: