Shtëpia e familjes Bllaca qëndron e mbyllur edhe tani që kanë kaluar 5 muaj nga ngjarje e rëndë

20:30 | 09 Gusht 2020

5 muaj nga ngjarja e rëndë në Gjilan, shtëpia e familjes Bllaca qëndron e mbyllur.

Në këtë shtëpi s’ka mbetur asgjë e gjallë.

Brenda saj nuk frymon askush.

E jashtë në oborrin e shtëpisë së familjes Bllaca në Gjilan, nuk po asnjeri i ulur për të shijuar ditët e verës.

Në strehën e 5 anëtarëve të familjes, që u shuan nga ar.ma e vajzës së vetme të shtëpisë kanë mbetur vetëm muret dhe historia e rëndë brenda dhomave të saj.

Në lagje ku duket se gjithçka funksionon normalisht, vetëm në shtëpinë numër 35 nuk ka asnjë lëvizje.

Në tragjedinë e shkurtit të këtij viti, kishte mbetur pa shenja jete Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.

Pas 5 muajsh të hetimeve, ditë më parë Prokuroria në Gjilan njoftoi se janë mbyllur hetimet për këtë rast.

Prokuroria konstatoi se privimet e anëtarëve të familjes ishin kryer nga zyrtarja policore në fjalë.

Sipas raportit të Institutit të psikiatrisë Forenzike, autorja, policja e trafikut, Valdete Bllaca ka vuajtur nga çrregullimi i personalitetit paranoid, prandaj të njëjtës nuk i ishte lejuar bartja e mjetit të zjarrit.

Mjetin me të cilën ndodhi privimi nga jeta i pesëfishtë, policja e kishte siguruar fshehtë.

Komento: