Shtimi i forcave të Ushtrisë Gjermane në Kosovë, Dreshaj e quan lajm të shumëpritur

18:10 | 09 Tetor 2023

Gani Dreshaj e ka quajtur si lajm të shumëpritur shtimin e forcave të ushtrisë gjermane në Kosovë. Sipas ish-zëvëndësministrit të punëve të Jashtme, Gjermania është mbështetjësja më e madhe e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Përëndimor.

“Qeveria Gjermane eshte mbeshtetsja me e madhe e sigurise dhe stabilitetit te Kosoves dhe në pergjithesi e Ballkanit Perendimor.

Zhvillimi Ekonomik dhe kontributi i Gjermanisë në zhvillim, prosperitet dhe mirqenie te kosovarëve ka qenë dhe mbetet prioritet e përpjekje për jetë me të mire të të gjithve ne Kosovë. Investitori me i madh në Kosovë, si dhe permes integrimit te Diaspores Kosovare dhe kthimi te parase ne Kosove permes Remitencave pa krahasueshem me vendet tjera ka ndikuar njekohesisht edhe ne Siguri dhe Stabilitet, jo Vetem te Kosovës po edhe te Ballkanit Perendimor.

Kthimi i shpejt i trupave Gjermane në Kosove duhet të bëhet njëkohësisht me Rishikimin e Zonave te Pergjegjesise se KFOR-it në Kosove nga NATO-ja

Zona Perendimore dhe Zona Jugore e pergjegjsise se KFORit kanë filluar të jenë zona te Influences së vendeve te cilat sherbejnë; turqit në Prizren ndersa italianët me 800 ushtarakë nën Komandë merren vetëmm me Manastiret dhe sigurinë e pa nevojshme dhe të pa kercenuar nga askush në 15 vite pavaresi.

Gjermania NUK ka nevoj me u kthy në vendet ku tani eshte arritur progres, duhet te vendoset si Veri Lindje ( Mitrovice- Podujeve) si lidere aty ku ka nevoj qe te bashkohet edhe njehere Siguria dhe Ekonomia për te bere integrimin e plote dhe kthyer gjendjen në Normalitet.

NATO-ja dhe KFOR duhet adaptuar varesisht nga situata ne terren, Andaj vleresoj qe nga largimi I trupave Gjermane ne Kosove e ka humb edhe orjentimin dhe operacionalitetin e mandatit për Cka ekzistojne.

Ushtria Gjermane duhet te merr persiper qe te Drejtoj Operacionin e NATOs në Veri bashk me Ushtrine Amerikane. Ky bashkrendim i Sigurise dhe Ekonomise duhet te jetë evident per tri vitet e ardhshme per te arritur paqen e shume pritur” ka thënë Gani Dreshaj në reagim.

Komento: