“Shtjerret” Milan, pesë futbollistë po largohen nga”San Siro”

15:38 | 06 Maj 2019

Milan është në krizë të thellë.

Milani tashmë është në kuotën e 56 pikëve në Serie A pas 35 ndeshjeve të luajtura. Ndërkohë, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund, kuqezinjtë rrezikojnë kualifikimin në Champions League, pasi para tyre është Atalanta dhe Roma.

Në këto kushte, sikurse raporton ‘La Repubblica”, nëse kuqezinjtë nuk kualifikohen në Champions League, atëherë sulmuesi polak Krzysztof Piatek dhe së bashku me të, Romagnoli, Donnarumma, Kessie e Cutrone mund të dalin në shitje në merkaton e verës dhe të kërkojnë një tjetër destinacion.

Piatek i ka kushtuar Milanit 35 milionë euro në merkaton e janarit, i cili erdhi nga skuadra e Bolognas. Mbetet për t’u parë si do të shkojë situata tek kuqezinjtë, të cilët, me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm nuk do të kenë as trajnerin Gennaro Gattuso.

Komento: