Shtohen fluturimet ditore në Evropë pas rritjes së numrit të personave të vaksinuar

17:40 | 13 Qershor 2021

Pas rritjes së numrit të personave të vaksinuar kundër COVID-19, shtohen fluturimet ditore në Evropë.

Fluturimet ditore janë shtuar në Evropë më shumë, pasi janë rritur më shumë numrat e vaksinimeve.

Kjo u bë e ditur nga raporti i fluturimeve që është përgatitur nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror (EUROCONTROL).

Sipas të dhënave të fluturimeve të javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore në Spanjë u rrit për 32 për qind me 2,182 fluturime, në Itali për 39 për qind me 1,651 fluturime , shkruan NTV.

Ndërsa, Greqia kishte 833 fluturime me një rritje prej 49 për qind dhe Gjermania 2,518 fluturime me një rritje prej 19 për qind.

Komento: