Shtohen kërkesat për Cavanin, në garë edhe klubi i madh anglez

19:41 | 09 Janar 2020

Kontrata e tij me PSG-në është drejt fundit.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Artet dëshiron që të përforcojë edhe fazën e sulmit.

El Chiringuito raporton se Arsenali tashmë ka bërë ofertë për sulmuesin uruguaian Edinson Cavani, transmeton Koha.

Kontrata e tij me PSG-në është drejt fundit, dhe Cavani është lidhur me një largim nga Parku i Princave.

Në garë për të raportohet të jetë edhe Atletico Madridi.

Komento: