Shtohet interesimi për protestën e së hënës kundër reduktimeve të rrymë

20:50 | 25 Dhjetor 2021

Qytetarët e Kosovës të hënën do të protestojnë.

Të hënën do të protestohet përpara zyrave të KEDS-it për reduktimet e rrymës ditëve të fundit në Kosovë.

Kjo protestë e organizuar nën parullën “Rrymë pa reduktime”, do të mbahet të hënën në ora 13:00 para zyrave të KEDS-it, shkruan lajmi.net.
Deri më tani 357 persona e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë, ndërsa afër 900 të tjerë janë shprehur të interesuar për këtë ngjarje.

Ditëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar reduktimet e rrymës. Institucionet gjegjëse kanë paralajmëruar 2 orë reduktime në ditë, por ato po zgjasin nga 2 deri në 24 orë në ditë.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të krizës energjetike në Kosovë.

Komento: