Shtrenjtohen edhe çmimet e kurbaneve

21:42 | 03 Korrik 2022

Edhe Kurbanat do të kenë rritje të çmimit.

Sivjet kurbani do të kushtojë 140 euro.

Këtë çmim e ka caktuar Bashkësia Islame e Kosovës, e cila njëkohësisht ka bërë edhe thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë kurbanët për nevojat e medresesë.

Festa e Kuban Bajramit është të shtunën e 9 korrikut për të cilën janë bërë edhe rezervime të gjësë së gjallë nëpër fermerët që merren me shitjen e tyre.
Therja e bagëtisë që është falënderim i zotit për të mirat e begatitë, sivjet do kushtojë më shumë, shkak vala e shtrenjtimeve.

Në vitin 2021, kurbani kushtoi 120 euro, ndërsa koha e therjes së tij është pas faljes së namazit të Bajramit.

Komento: