Shtyhet greva e punëtorëve teknikë deri në një vendim tjetër

15:57 | 06 Nëntor 2023
shtyhet-greva-e-punetoreve-teknike-deri-ne-nje-vendim-tjeter

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk do të hyjnë në grevë punëtorët teknikë të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore pas takimit me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendin.

Azemi theksoi se ka marrë garanci nga Kelmendi që ministria e Arsimit do t’i shqyrton kërkesat e tyre.

“Sot në takim me zv.ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi u bisedua për pagat e punëtorëve teknik ne Qendrën Studentore dhe atyre në UP Hasan Prishtina, ishte një takim konstruktiv dhe që sot ministria e Arsimit do t’i shqyrton kërkesat tona, dhe sipas disponimit të kësaj ministrie shpresojmë se kërkesat tona do të përmbushen në tërësi, me çka për momentin hyrja në grevë shtyhet deri në nji vendim tjetër”, shkroi Azemi.

Komento: