
Vetëtendosje ka dyshime për shtyerjen e takimit të Brukselit.
Opozita e njohësit e çështjeve politike nuk besojnë që pandemia ishte shkak për shtyrjen e takimit të 28 shtatorit.
Me maska në fytyrë e duke u munduar të mbajnë distancën në tavolinë u mbajt takimi mes palës kosovare e asaj serbe në Bruksel në kohë pandemie.
Me shtatë shtator në një tavolinë bashkë u ulën, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrel, i dërguar i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
E një takim i tillë ishte planifikuar të mbahej të hënën.
Por përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak përmes një njoftimi në tëitter njoftoi që takimi është shtyrë.
Sipas tij, takimi s’do mbahet për shkak të masave të kujdesit përballë situatës me COVID19.
E një ditë më parë ishte vetë Lajçak që njoftoi se do e takojë Skender Hysenin e Marko Gjuriqin në Bruksel.
Lajçak ka thënë që Asociacioni nuk do jetë temë diskutimi.
Ndryshe BE nuk ka treguar datën se kur do jetë takimi i radhës mes Prishtinës e Beogradit.
Por në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e besojnë që arsyeja e vërtetë e anulimit të takimit është pandemia.
Megjithatë Haxhiu shprehet skeptike sa i përket mos diskutimit të çështjes së asociacionit në Bruksel.
Edhe analisti Faton Abdullahu thotë që arsyetimi i pandemisë nuk është i qëndrueshëm.
Sipas tij, BE po dërgon kryekëput përpara agjenda të Beogradit.
Tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ishte hapur edhe në takimin e 7 shtatorit.
Siç kanë thënë të dy palët, Hoti e Vuçiq takimi nuk ishte aspak i lehtë.