Shtylla kurrizore e ‘Milanit të ri ’ do të jetë italian, Rangnick harton stafin e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shtylla kurrizore e ‘Milanit të ri ’ do të jetë italian, Rangnick harton stafin e tij

10:48 | 23 Maj 2020

Shtylla kurrizore e ‘Milanit të ri ’ do të jetë italian, më shumë në staf sesa skuadra.

Në pozitën pole për të zëvendësuar Stefano Pioli pas këtij sezoni, Ralf Rangnick është duke punuar për të kompozuar stafin e tij për punën.

Sipas Gazzetta Dello Sport, gjermani do të ketë nevojë për bashkëpunëtorë italianë për të ndihmuar atë në ngritjen e ekipit sa me parë në maje të futbollit evropian, përcjell ORAinfo.

Rangnick ka kërkuar tetë anëtarë të stafit, disa prej të cilëve janë tashmë në Milano. Për shembull, “profesori” e ka bërë të ditur tashmë që Hendrik Almdtadt dhe Geoffrey Moncada do të qëndrojnë në klub.

Edhe pse italianët do të shtohen në staf, lamtumira e Paolo Maldini dhe Ricky Massara mbetet një hipotezë e mundshme. Për t’i zëvendësuar ata, kuqezinjtë dhe Rangnick po shikojnë menaxherë me shumë përvojë, siç është Ariedo Braida.

Milani po vlerëson 74-vjeçarin por mund të ketë zgjidhje të tjera. Një tjetër mundësi është Daniele Bonera – aktualisht bashkëpunëtore në klub – pasi ai adhurohet nga lojtarët dhe vlerësohet nga i gjithë mjedisi i Milanit.

Këto dilema pritet të zgjidhen shumë shpejt. /ORAinfo/

Komento: