Shuhet kureshtja, dalin pamjet e para të ‘iPhone 11’. – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shuhet kureshtja, dalin pamjet e para të ‘iPhone 11’.

14:03 | 28 Korrik 2019

Dalin pamjet e para të ‘iPhone 11’.

Smartfoni ‘iPhone 11’ do të vijë ende i pajisur me një port ndriçimi si paraardhësit e tij, pohon një raport i ri.

Ajo çfarë do e bëjë më të veçantë pajisjen do jetë kamerat e trefishta në pjesën e pasme, sipas burimeve që thonë se e kanë parë pajisjen, transmeton lajmi.net.

Siç raportohet nga 9to5Mac, të dhënat e fundit janë në kundërshtim me thashethemet se telefoni, i cili do të lansohet në këtë vjeshtë, do të largojë portin ndriçues.

Thashethemet qarkulluan pasi Apple ndryshoi portin në ‘iPad Pro’ vitin e kaluar.
Ndoshta ndryshimet më të mëdha në gjeneratën e ardhshme të ‘iPhone’-it, sipas 9to5Mac, do të jenë në harduerin dhe softuerin e kamerës së pajisjes.

Burimet konfirmojnë raportet se ‘iPhone 11’ do të shtojë një lente tjetër në hapësirën e pasme të kamerës, që totalisht do bëhen tri sosh.

Kjo lente shtesë do të ketë disa veçori të reja, duke përfshirë mundësinë për të realizuar fotografi në kënd të gjerë.

Siç është raportuar fillimisht nga Bloomberg, lentja “ultra” me kënd të gjerë do ta bëjë pajisjen të jetë në gjendje të realizojë imazhe më të detajuara dhe, natyrisht, më të mëdha.

Ndërsa çmimet janë të paqarta, ekspertët kohët e fundit paralajmëruan se ato mund të fryheshin për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës. Parashikimet thonë se rritja e çmimit të ‘iPhone 11’ mund të jetë deri në 300 dollarë më shtrenjtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!