Shuma e “çmendur” që Arsenal do të shpenzojë për një sulmues

15:37 | 04 Dhjetor 2021

Arsenali gati të shpenzojë 70 milionë euro për një sulmues.

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi, pasi dëshiron ta përtërijë repartin ofensivë.

Topçinjtë synojnë shitjen e francezit Alexandre Lacazatte gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa e njëjta e pret edhe Pierre Emerick Aubameyang, por në verë.

Mediat në Ishull kanë raportuar se drejtuesit e klubit londinez janë duke përgatitur për të nënshkruar me një top sulmues në janar.

Dusan Vlahovic i Fiorentinës ka një çmim mbi 85 milionë euro dhe Arsenali ka hequr dorë nga ai.

Tani i gjithë përkushtimi ka mbetur tek Dominic Calvert Lewin i Evertonit që po shkëlqen dy edicionet e fundit.

Për të nënshkruar me anglezin, Arsenali është gati të shpenzoj 70 milionë euro qysh në afatin kalimtar të janarit.

24-vjeçari këtë edicion ka qenë i lënduar në shumicën e takimeve, por në tri sfida sa ka luajtur ka shënuar tre gola.

Komento: