Leicester City siguroi një fitore impresive kundër Chelseat për të triumfuar në FA Cup.
Youri Tielemans shënoi një gol brilant nga distanca në pjesën e dytë, për t’ia siguruar fitoren ‘Dhelprave’, në praninë e 21 mijë fansave.
Përndryshe, ky është triumfi i parë i Leicesterit në histori në këtë trofe.
Çmimi që ka fituar skuadra e Brendan Rodgersit pas këtij triumfi është 2 milionë euro, ndërsa në total në këtë garë klubi ka arkëtuar rreth 4 milionë eruo.
Kujtojmë se fondi për FA Cup është 18 milionë euro, shumë e cila distribuohet në 188 skuadrat pjesmarrëse.