Shumë qenë endacakë rrugëve të Kalabrisë, rrezikohen qytetarët

00:04 | 30 Nëntor 2022

Dhjetëra qenë endacakë rrugëve të Kalabrisë, rrezikohen qytetarët.

Qentë endacakë janë problem i madh për kryeqytetin për një kohë të gjatë.

Faqja “Vrojtuesit e Qytetit”, ka shpërndarë një video nga lagjja Kalabria në Prishtinë, ku dhjetëra qenë endacakë shihen në mes të rrugës.

Shpeshherë, qentë endacakë janë bërë kërcenim për jetën e qytetarëve, si pasojë e moskujdesit dhe pamundësisë për strehim e ushqyerje adekuate.

Disa herë është raportuar se si qentë endacakë kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike, por edhe trauma te fëmijët e të rriturit në Prishtinë.

Komento: