Shyhretja gjen qetësinë pranë këtij personi

00:03 | 20 Maj 2019

Shyhrete Behluli, ka lënë gjurmë të pashlyera në skenën muzikore.

Ndër këngëtaret më të popullarizuara, me emër të ngritur tash e sa vite dhe të dëshmuar në skenën muzikore është e mirënjohura Shyhrete Behluli shkruan Kosovarja.

Zëri saj dita-ditës po i vulos sukseset e saj të njëpasnjëshme. Në zemrat e publikut thuajse ekziston vetëm një këngëtare e muzikës së mirëfilltë popullore dhe ajo është Shyhretja.

Nuk la kujt pa i kënduar, madje edhe temave patriotike. Por, simpati të madhe rrëmbeu tash me këngët e fundit, atë të dedikuar nënës dhe atë dedikuar të madhes Nexhmije Pagarushës në bashkëpunim me renë e saj Leartën.

Të lëmë pak anash aktivitetin muzikor sepse Shyhretja nuk është vetëm një këngëtare, ajo po ashtu është një bashkëshorte, një nënë dhe një vjehërr mjaft e zonja.

E së fundi po del të jetë edhe një shoqe e mirë, përkundër të gjitha spekulimeve të prishjes së raporteve me koleget e saja, jo rrallë herë e shohim të rrethuara nga mikesha të shumta.

Sonte me gjasë Shyhretja e ka kaluar mbrëmjen e këtij iftari duke u qetësuar e relaksuar në prani të shoqes së saj siç ka quajtur ajo Shefken.

Komento: