Si e morën lajmin për çlirimin e Kosovës, rrëfehen fëmijët e luftës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Si e morën lajmin për çlirimin e Kosovës, rrëfehen fëmijët e luftës

23:49 | 12 Qershor 2019

12 Qershori shënon çlirimin e Kosovës nga armiku serb dhe në të njejtën kohë hyrjen e trupave të NATO-s dhe KFOR-it.

Pavarësisht se kanë kaluar 20 vite nga lufta, kujtimet, imazhet dhe përjetimet e luftës nuk harrohen asnjëherë.

Lufta që mori me vete shumë qytetarë dhe la të zhdukur mijëra të tjerë, ende i ka plagët e hapura, përcjellë Indeksonline.

Por, në këtë ditë krenarie e triumfi, nuk mungojnë as rrëfimet e qytetarëve, të cilët në atë kohë ishin fëmijë.

Ata në faqen Oral History Kosovo, kanë rrëfyer momentin kur kanë kuptuar se Kosova u çliria dhe populli ynë fitoi luftën dhe paqen.

Këto janë disa nga historitë e treguara, pa ndërhyrje:

“Kurre nuk harroj ate dite, u ktheva ne shpi, gjeta mamin dhe babin ulur perballe televizorit, duke qajte lote te renda, lote merzie gezimi clirimi, me tha mami: Blerta, jemi cliru! Kosova eshte cliru. Une kisha kujtme te thella ne zemer. 6 vite large pulave, large luleve, large katundit, large qumeshtit, large gjyshes, large dheut i cili ka nje arome te vecante, large gjuhes kendimeve, large xhaxhit me cifteli, large bukes te pjekur, large domateve ne kopsht, une isha 9 vjec, kisha mesuar gjuhen gjermane, kisha shoke dhe shoqe, kisha fillu nje jete te re, ne ate moment kuptova qe malli im kurre nuk do shuhej, une kisha humbur vendlindjen time, por skisha aftesi per merzi, kuptova qe shumica familjes sime kishte shpetu. Ika ne dhomen time, fillova te shkruaj ne ditar. E falenderova UCK‘ne, gjyshen dhe zotin”.

“Ne diten e clirimit te Prizrenit une dhe motrat e mia Indira, Agnesa dhe mbesa jone Laura ishim refugjate ne Mal te Zi. Prinderit i kishim ne Prizren. Morem lajmin qe Prizreni u clirua. Por, sikur dicka nuk na lente rehat. Me pas me telefon satelitor udegjuam me kusheririn tone i cili na tregoi qe prinderit jane mire, por qe babi ishte plagosur ne obor te shtepise nga te shtenat e komshiut Serb ne momentin kur ne oborrin tone banoret e lagjes festonin hyrjen e NATO-s dhe te brigades se UCK-se. Babi im duke degjuar te shtenat i hap dyert e shtepise dhe u thote njerezve te hyjne ne shtepi brenda dhe ne ate cast mbetet i fundit dhe e qellon nje plumb. Por, fale prezences se ushtareve te UCK-se te cilet ia dhane ndeihmen e pare dhe e cuan ne spital, babi im sot e feston 20 vjetorin e lirise dhe eshte ne moshen 91 vjecare”.

“Un kom qene 9 vjece ne kohen e lufttes. Me kujtohet shume mire dita e clirimit kur prind erdhen na zgjun prej gjumit mu e motren teme Niten na thane qohuni se jemi cliru, u kry lufta. Cfare lumtunie, patem dale e gjithe lagja te medhenj e te vegjel me e prite Kforin Gjerman ne Prizren. Ne lagjen Tabakhane perderisa brohoritshim prej gezimit qe serbet me ne fund po largohen, me kujtohet kur Kfori e ndali nji kamion serb qe ishte i mbushur me tepih dhe kerkoi prej tyne qe ta zbrasin ate. Pas rezistimit te madh filluan vet Kfori me i hap tepihet. ku prej secilit tepih doli nga ni njeri qe kishte qene i mbeshtjellun mbrenda. Me vone e kom kuptu prej babit qe te gjithe ata njerez kishin qene te burgosunit shqiptar qe kane qene te mbyllur ne burgun e Prizrenit, e te cilet serbet tentun me i dergu fshehurazi ne shtetin e tyre”.

“Un gjate luftes me familja kemi qendruar ne Prishtine me saktsishte ne Lakrishte..dikun edhe njo 12-14 familje tjera Shqiptare gjat luftes un i kom mush 12 vjet qashtu si fmi skina dit mu tut shum kina dal naper mahall kina lu futboll basket klikera e gjithqka..po ashtu gjat luftes prej burgut Dubraves kina strehu dy persona dmth ne banes Lakrishte 3-4 muj kan qendru te na..kur ka hi KFORI na kejt olleeee dulem mi prit te ish yugo pllastika ish edhe dogana..kejt nfund ndjenj e trishtushme se ne ish stacionin policor jugu stacioni 4 ne Lakrisht jon kon t vendost edhe arkanovcat na t mahalles e majna n men edhe te ndjerin Bajram Kelmendin kur e kan pru aty kush e ka pa normal dikush edhe se ka pa se e kas ballkonin permas banesav..po edhe smuj pa e cek se shum Shqiptar mas luftes t podujeves e kshtu t katunev qe jon ardh ata ozurpojshin ma shum
Banesa e vjedhshin kere Shqiptarve se t serbve..ehhh dmth mas luftes ja nisem mi mshel dyrt me qelsa mu mshel naper banes se para ose gjat luftes se kina mshel deren me qels kur as naten thuajse..mir qe ka intervenu Amerika me disa miq tjer keq qe Shqiptart e vjedhin Kekun Trepqeb Posten ma shum se sa e kishin vjedh serbet..kem
Nevoj edhe per ni intervenim nga Amerika me miqt e saj..”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!