Si e pritën qytetarët hapjen e parkingut nëntokësor në kryeqytet?

22:20 | 11 Nëntor 2022

Hapet parkingu nëntokësor në kryeqytet, si e pritën qytetarët?

Punimet brenda dhe rreth tij ende po vazhdojnë.

Megjithatë, qytetarët veçse kanë filluar të frekuentojnë parkingun nëntokësor të kryeqytetit.

Madje, Rexhë Alaj pasi dëgjoi se parkingu nëntokësor në Prishtinë po hapej, erdhi nga Anglia që ta shoh nga afër.

Sipas Alajt, siguria në këtë parking është shumë më e madhe sesa në vendet e tjera, megjithatë ai ka një kritikë.

Për ta vizituar këtë parking të premten, kishte ardhur edhe Lindrit Misini nga Mitrovica.

E çmimet që nxitën një debat publik, po i arsyeton Lavdrim Jashari nga Mitrovica.

Përpos hapësirës së madhe që posedon për veturat, këtu u investua edhe në gjelbërimin e hapësirës nga jashtë dhe në tualete publike.

Korab Fazliu, drejtor i këtij parkingu thotë se qytetarët e Prishtinës e kanë mirëpritur shumë këtë investim.

Për ta mbikëqyrur nga afër gjithë punën në këtë parking deri në finalizim ishte Arjan Ibishi, koordinator i sigurisë në punë.

Mirëpo, një hapësirë e tillë nuk është në parkingjet e tjera nëpër Prishtinë.

Vetura të grumbulluara ka pothuajse në çdo parking privat.

Mirëpo, si e vlerësojnë pronaret e parkingjeve private hapjen e parkingut nëntokësor në Prishtinë?

Parkingu nëntokësor i Prishtinës do të jetë falas nga e premtja deri të dielën për të gjithë qytetarët.

Komento: