
Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe 76 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
Gjatë së mërkurës janë shënuar 6 raste të vdekjeve, kurse janë 76 persona të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë, të mërkurën janë testuar më së shumti kosovarë për Covid 19.
Prej 589 mostrave, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 76 kanë rezultuar pozitive me Koronavirus.
Por, ndonëse numri i të prekurve me COVID shënoi ulje, rastet e vdekjeve u rikthyen sërish.
Për dallim nga e marta kur nuk u raportua asnjë rast, këtë të mërkurë 6 persona kanë vdekur si pasoj e prekjes me COVID-19.
Megjithatë pas rëndimit të situatës me këtë virus gjatë muajve korrik e gusht, shtatori po shënon uljen e kurbës me rastet e infektimit e të vdekjeve.
Por, kjo ulje e shifrave të personave të infektuar me virusin korona e edhe e vdekjeve, nuk ka bindur ministrinë e Shëndetësisë që të lehtësojë edhe më tutje masat anti Covid.
Kështu thotë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj, tutje tha se sa i përket punës së laboratorëve privat, ata obligohen që çdo ditë të raportojnë për punën e tyre.
Kreu i ministrisë së Shëndetësisë, ka qenë i pranishëm të mërkurën gjatë intervistimit të kandidatëve për specializime.
Ai këtu është zotuar se specializimet çdo vit do të bëhen në baza të rregullta.
Ndryshe, gjatë ditës edhe spitalet rajonale kanë raportuar për ulje të numrit të pacientëve që po marrin trajtim e që janë të prekur me Covid 19.
Në total në Kosovë raste pozitive me Covid 19 janë afër 15 mijë, kurse mbi 10 mijë prej tyre janë shëruar.