
Dy tërmetet e mëdha që goditën Venezuelën janë matur me magnitudë 7.2 dhe 7.5, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Këto matje bazohen në atë që quhet shkalla e magnitudës së momentit (moment magnitude scale), e cila përdoret shpesh nga gjeologët për të matur fuqinë ose madhësinë e tërmeteve.
Shkalla nuk është lineare, kështu që çdo rritje me një numër të plotë në magnitudë përfaqëson një rritje shumë të madhe të fuqisë së tërmetit..
Për shembull, një tërmet me magnitudë 7.0 është 10 herë më i madh se një tërmet me magnitudë 6.0 për sa i përket amplitudës së dridhjeve të tij – dhe çliron rreth 32 herë më shumë energji, shkruan BBC.
Por magnituda është vetëm një nga faktorët që përcaktojnë dëmet.
Edhe thellësia është e rëndësishme – tërmetet më të cekëta mund të shkaktojnë lëkundje më të forta.
Dhe një nga faktorët më të rëndësishëm është se sa mirë janë ndërtuar shtëpitë dhe objektet për t’i rezistuar tërmeteve.
