Si po përcillet konflikti izraelito-palestinez në mediat sociale? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Si po përcillet konflikti izraelito-palestinez në mediat sociale?

19:53 | 16 Maj 2021

Ky është rrjeti sociale i cili po përcjellë më së shumti këtë konflikt

Derisa luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë po vazhdojnë, rrjeti social TikTok është bërë një forum për transmetimin e këtyre ngjarjeve.

TikTok, që dikur ishte i njohur kryesisht për videot virale të vallëzimit, kohëve të fundit ky aplikacion i videove është bërë po ashtu një platformë kryesore për ndarjen e lajmeve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Faqja në pronësi kineze ka një audiencë të gjerë, kryesisht të moshës së re, me rreth 700 milionë përdorues aktivë mujor në të gjithë botën.

Pamjet e zjarrit me raketa mbi Izrael, shkatërrimi në Gaza dhe protestat palestineze janë bërë virale në këtë platformë, duke sjellë konfliktin në ekranet e telefonave të njerëzve në të gjithë botën.

Mirëpo, ka edhe shqetësime se kjo dhe faqet e tjera të mediave sociale po përhapin gënjeshtra ose ekstremizëm.

Komento: