Si rrallë herë ish partneri i Bora Zemanit, Vin Veli flet për të birin e tyre

12:57 | 25 Maj 2023

Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit në një paraqitje televizive ka folur për të birin e tyre Arborin.

Dj i njohur foli edhe rreth projekteve të tij të ardhshme ku zbuloi se së shpejti do të sjelllë një album. Po djali i tij Arbori, çfarë mendimi ka për muzikën që bën i ati?

Bora Zemani dhe Vin Veli

“Nuk është tek pjesa komerciale e muzikës i pëlqejnë më shumë tingujt elektronik. Gjithsesi kur është diçka ‘happy’ dhe e bukur tregon që është një impuls i mirë. Unë dua që ai të bëjë atë që dëshiron sepse duke bërë atë që ndjen do ta bëjë më së miri”, është shprehu ai.

Bora Zemani dhe Vin Veli me djalin e tyre.

Komento: