
Rënia e temperaturave, kështu mund të dalloni COVID’in, ftohjen dhe gripin.
Simptomat e gripit, koronavirusit ose ftohjes, në fazën e hershme, mund të jenë të ngjashme ndaj duhet patur kujdes për të kuptuar dallimin.
Simptomat e të trijave janë: Kolla, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje.
Është shumë e vështirë të bëhet dallimi midis simptomave të COVID-19, gripit dhe ftohjes, andaj edhe rekomandohet që qytetarët të kryejnë testin per koronavirus, në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur e të bëhet dallimi mes COVID’it e gripit.
Simptomat e COVID-19:
Ethe
Kollë
Vështirësi në frymëmarrje
Humbje të shijes dhe erës
Infeksioni mund të shkaktojë edhe pneumoni
Rrjedhje e hundës
Dhembje në fyt
Diare
Simptomat e zakonshme të ftohjes
Ftohja është një infeksion i butë viral i hundës, fytit, sinuseve dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, sipas NHS.
“Zakonisht përfshin teshtitjen dhe kollën, së bashku me dhimbje fyti, dhimbje koke dhe ndonjëherë humbje të shijes dhe nuhatjes,” tha Donovan.
I ftohti zakonisht largohet vetë brenda një ose dy javësh. Donovan sugjeron përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve dhe sprej për hundë, për të lehtësuar simptomat.
Simptomat e gripit
Ethe
Temperaturë
Kollë
Lodhje