Si u sollën për herë të dytë dosjet e Speciales në zyrat e OVL të UÇK-së, dalim pamjet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Si u sollën për herë të dytë dosjet e Speciales në zyrat e OVL të UÇK-së, dalim pamjet

20:51 | 16 Shtator 2020

Dalin pamjet, ja si i u sollën për herë të dytë dosjet e Speciales në zyrat e OVL të UÇK’së.

Kryetari i OVL të UÇK’së, Hysni Gucati në një konferencë për media tha se dokumentet e pranuara janë deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

Madje ai tha se personi i cili i solli ato iku si rrufeja, aq shpejtë sa nuk arritën ta shihnin kush ishte.

Pas kësaj, nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradian ka publikuar edhe një video nga ambientit e zyrës, ku shihet edhe personi në fjalë që solli këto dokumente.

Haradinaj tha se ai ishte mysafiri i radhës, apo ndryshe ‘Rrufeja II për dhomat e specializuara”.

“E kemi quajtur rrufeja dy për shkak se ik si rrufeja, por s’kemi arrit me e zënë me e dit kush është. Dy kolegë tanë thuajse veç se kanë kap me dit kush është zotëria, por ka ik. Ne që kemi deklaruar edhe më herët, edhe para 10 ditëve se Specialja bashkëpunon kryesisht me Prokurorinë Serbe, Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte.Dy-tri fletë që i kam këtu janë në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze, pra që kanë bashëpunu prokurorët serb, një nga ta është zv/prokurori i Gjykatës së Serbisë. Që ka formu dosje e argumente kinse shqiptarët kanë kryer kr’ime”,deklaroi Gucati gjatë konferencës.

Ndryshe, hetuesit nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës me seli në Hagë raportohet të kenë marrë 4 mijë dosje kri’me lufte, të cilat ishin dorëzuar kohë më parë në mënyrë anonime në selinë e OVL të UÇK-së.

Komento: