Siç nuk e keni parë më herët, Tanya bëhet bionde

21:02 | 12 Korrik 2021

Paradite ishte brune, Tayna transformohet në bionde.

Tayna ka bërë ndryshimin e radhës.

Këngëtarja e cila lirshëm mund të llogaritet një nga reperet më të suksesshme në tregun kosovar, sot ka treguar se ka bërë një ndryshim të ri, shkruan lajmi net.

Nga brune ajo është transformuar në bionde e kjo falë grimerit të famshëm Arbër Bytyqit.

“Arberi m’tha qe sonte mu bo b’jonde”, kështu shkruan Tayna teksa sjellë foto veshur në korset ngjyrë blu të hapur.

Ajo tutje ka hapur edhe një poll me “Po” ose “Jo”, për ti marrë edhe mendimet e ndjekësve.

Ndryshe, “La boca” është kënga që solli në bashkëpunim me Lalgerinon që kapi 3 milionë.

Komento: