Silva – Milan, arrihet marrëveshja mes palëve

12:46 | 24 Gusht 2021

Silva arrin marrëveshje personale me Milanin

Milan ka shprehur interesim për Bernardo Silvan.

Skuadra e Milanit është në kërkim të përforcime kur kanë mbetur edhe një javë deri në përfundimin e merkatos.

‘Rossonërët’, së fundmi e kanë bërë si objektiv transferimin e Bernardo Silvas.

Madje sipas gazetarit Ekrem Konur, sulmuesi ka arritur marrëveshje personale për transferimin te gjiganti italian.

Portugezi, dëshiron të largohet pasi nuk është në planet e Pep Guardiolas që po preferon futbollistët të tjerë në formacion para tij.

Tani Milanit i mbetet të gjejë formulën e duhur të blerjes së tij me Man City që po kërkojnë shitjen përfundimitar, ndërsa italianët e dëshirojnë në formë huazimi.

Komento: