Silvio Berlusconi përfundon në spital, ja arsyeja

21:03 | 14 Janar 2021

Berlusconi shtrohet në spital, kjo është arsyeja.

Silvio Berlusconi është shtruar në spital dhe thuhet se është në gjendje jo të mirë.

Ish-presidenti i AC Milan, tani president tek skuadra e Serie B, Monza, është shtruar në spital nga një problem me zemrën.

Ish-kryeministri italian u shtrua në spital në Principatën e Monacos, në repartin e kardiologjisë nga një problem me zemrën përkatësisht me aritmi në zemër.

Mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, e ka konfirmuar lajmin për “ANSA”.

“Të hënën shkova urgjentisht atje ku banon përkohësisht presidenti, në jug të Francës, për shkak të një përkeqësimi. Pasi e vizitova, i sigurova shtrimin urgjent në spital në qendrën e kardiologjisë në Principatën e Monakos, sepse e konsiderova të rrezikshëm transportin drejt Italisë”, deklaroi Zangrillo.

Berlusconi po vizitonte vajzën e tij Maria, afër qytetit të Nices, kur iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Sipas mjekut gjendja e 84 vjeçarit u përkeqësua tre ditë më parë.

Komento: