Sinani vjen me dedikim prekës ndaj bashkëshortes në këngën e re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sinani vjen me dedikim prekës ndaj bashkëshortes në këngën e re

17:04 | 03 Dhjetor 2019

Është ndër këngëtaret me të dashur për publikun shqiptar.

Sinan Vllasaliu ka befasuar publikun edhe me dy projekte të reja.

Vetëm pak ditë pasi publikoi super duetin “2 minuta” në bashkëpunim me Medën, këngëtari Sinan Vllasaliu erdhi me dy këngë të reja duke dërguar kështu në gjashtë numrin e projekteve dhe disa potpuri vetëm brenda një muaji.

Këngëtari ka mbajtur gjithmonë të mbyllur jetën private duke ndarë atë nga profesioni dhe duke preferuar të flasë vetëm përmes këngës.

Kështu ka vepruar edhe kësaj radhe, ai ka folur përmes këngës duke bërë dedikimin më të ndjerë të bërë ndonjëherë.

“Teutë” mban titullin kënga më e re, të cilën Sinani ia ka dedikuar bashkëshortes së tij Teutës.

Me muzikë dhe tekst të Avni Qailit, kjo këngë është një dedikim i veçantë dhe sjell këngëtarin më romantik se kurrë më parë.

Në prag të festave të fundvitit një dhuratë dhe dedikim i tillë është padyshim ëndërr e çdo femre.

Komento: