Sindikata e Administratës kritikon pozitën

19:28 | 12 Tetor 2023
sindikata-e-administrates-kritikon-poziten

Sindikata e Pavarur e Administratës të Kosovës ka thënë se sot deputetët e pozitës me vetëdije apo jo, vendosën me votën e tyre ta shkatërrojnë një mekanizëm të rëndësishëm të Administratës shtetërore, “duke pamundësuar të kemi një organ të pavarur siç është Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, i prezentuar në aktin më të lartë Juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton: ‘Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil, i cili siguron respektimin e rregullave dhe parimeve, që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës’”.

Në njoftim thuhet se SPAK është shqetësuar lidhur me tendencën e vazhdueshme të kësaj Qeverie, “për ndërhyrje dhe politizim të drejt për drejt në strukturën e organeve të pavarura të Republikës së Kosovës”.

“Lidhur me këtë Sindikatë e Pavarur e Administratës së Kosovës, do të reagoj menjëherē duke kërkuar nga Presidentja e Kosovës, të mos e nënshkruaj-dekretoj ketë ligj. Federata -Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, i siguron te gjithë shërbyesit civil, që nuk do rrinë duarkryq para një tendence të tillë, që ka për qëllim ndërhyrje në vet sistemin, prishje të strukturës organizative, frikësimin, kapjen dhe politizimin e SHC dhe organeve të pavarura të Republikës së Kosovës, por do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore që ta kontestojmë këtë të keqe, që sot u instalua”, thuhet në njoftim.

Komento: