Sindikata e Trepçës thotë se menaxhmenti i ka rreth 80 mijë euro obligime ndaj tyre

13:47 | 04 Dhjetor 2023
sindikata-e-trepces-thote-se-menaxhmenti-i-ka-rreth-80-mije-euro-obligime-ndaj-tyre

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një postimi në Facebook ka thënë se menaxhmenti i Trepçës i ka rreth 80 mijë euro obligime ndaj tyre.

Në postimin e tyre thuhet se Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça po e pengon aktivitetin sindikal të Sindikatës së Minatoreve në forma të ndryshme.

“Menaxhmenti i Trepça Sh.A. rreth 80.000 mij euro obligime ndaj Sindikatës së Minatoreve të Kosovës. Të nderuar Minator janë bërë tani e sa vite që Menaxhmenti i Ndermarrjes Trepça Sh.A e pengon aktivitetin sindikal të Sindikatës së Minatoreve të Kosovës në forma të ndryshme, duke filluar nga përndjekjet, shantzhet, presionet, kërcënimet, suspendimet, largimet nga puna etj”.

“Një formë tjetër pengimit të veprimit sindikal dhe përpjekjes për të zhbër sindikaten është ndalesa e kuotizimit apo antarësis sindikale. Duke penguar dhe pamundësuar aktivitetin sindikal vazhdimisht. Si rezultat i mostransferimit të këtyre mjeteve për disa vite obligimi tanimë duhet të jetë rreth 80.000 mij euro. E tmerrshme”, thuhet në njoftim.

Ata kanë thënë se nëse brenda afatit një javor nuk paguhet vlera e plotë e kuotizimit sindikal, paralajmërojnë se do të ndërmarrim të gjithë hapat demokratik për të realizuar këtë të drejtë.

“Këto janë mjete të cilat ne i paguajm nga paga jonë, me djersen e ballit dhe të njejtat nuk na i transferojnë në llogarin sindiakle. Me tendencen e vetme përndjekjen e sindikalistëve, largimin e tyre nga sindikata dhe njëherit zhbërjen e saj.Turpi ju mbuloft. Ju se keni iden se çka është as demokratike e as ligjore. Por ta dini se Trepça nuk është pronë e bordit e as e një menaxhmenti total të padijshëm”.

“Trepça Sh.A para së gjithash është e minatorëve dhe qytetarëve, e kështu do të mbetet gjithmonë. Ne ju njoftojm dhe bëjmë thirrje që nëse brenda afatit një javor nuk paguhet vlera e plotë e kuotizimit sindikal (që është paguar nga djersa jonë/nga gjepi ynë/nga kafashata e familjeve tonë), ne do të ndermarrim të gjithë hapat demokratik për të realizuar këtë të drejtë”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: