Situata e rëndë me Covid, Hairi thotë se Spitali i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Situata e rëndë me Covid, Hairi thotë se Spitali i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë

22:32 | 21 Nëntor 2020

Haziri thotë se Spitali i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë me COVID-19.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të katër bashkëqytetarëve që kanë humbur betejën me COVID19.

Kurse, gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kanë mostra në pritje për rezultat.

Postimi i plotë:

#Dita255. Fatkeqësisht katër bashkëqytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19. Ngushëllimet me të sinqerta familjeve të tyre. Gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për rezultat.

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë #COVID pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i ka realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.

Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim.

Komento: