Situatë alarmante në Itali, kërkohet suspendimi i të gjitha sporteve

18:52 | 09 Mars 2020

Komiteti Olimpik i Italisë kërkon suspendimin e të gjitha sporteve, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Italia mund të mos ketë aktivitete sportive, të paktën deri më 3 prill, transmeton lajmi.

Në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së Coronavirusit, në Itali është kërkuar të ndërpriten të gjitha evenimentet sportive.

Kërkesa është bërë nga Komiteti Olimpik i Italisë, kurse vendimin final pritet ta marrë qeveria e Italisë.

Më herët masa kishte marrë edhe Serie A, duke anuluar xhiro të caktuara, por kampionati rifilloi këtë fundjavë.

Tashmë, me vendimin e ri, gjithçka do të jetë në bllokadë.

Komento: