S’ka Champions League,ylli i madh po largohet nga United

11:13 | 06 Maj 2019

Manchester United nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Djajtë e kuq barazuan 1-1 në Huddersfield dhe kështu vranë të gjitha shpresat e kualifikimit për Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Man Utd janë katër pikë prapa Tottenhamit në të katërtin, gjë që mund të çojë në disa pasoja negative në tregun e transferimeve.

A mund të largohet Pogba? Tani, me siguri që po. Sipas raporteve nga Anglia, mesfushori francez i ka thënë shokëve të tij se ai ka ndërmend të largohet nga Manchester në fund të sezonit dhe tani që klubi është jashtë UCL, dëshira bëhet edhe më e fortë.

Juventusi dhe Real Madridi janë shumë të interesuar për lojtarin dhe mbetet të shihet se si mund të zhvillohet situata tani që sezoni ka përfunduar pothuajse./ORAinfo/

Komento: