S’ka dasma, Shyhretet Behluli nis pushimet në bregdet

14:46 | 01 Korrik 2020

Vera ka filluar dhe bashkë me të edhe temperaturat e larta.

Shumë emra të estradës tashmë kanë filluar pushimet veror, pasi që angazhimet muzikore janë ende në pikëpyetje.

Edhe artistja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli duke qenë se angazhimet në dasma nuk kanë filluar ende, ka nisur pushimet.

Këngëtarja filloj ditën pikërisht nga plazhi, ndërsa publikoj pamjen në Instagram.

Ndërkohë kujtojmë që kënga e fundit e saj mban titullin “Pendimi” e realizuar edhe me videoklip.

Komento: