S’ka kuorum, dështon konstituimi i komisionit hetimor për tekstet shkollore

11:03 | 18 Prill 2024
s’ka-kuorum,-deshton-konstituimi-i-komisionit-hetimor-per-tekstet-shkollore

Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024.

Në komision ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë. Shemsedin Dreshaj i AAK-së, Bekim Haxhiu i PDK-së dhe nga radhët e VV-së ishin tre deputetë, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku./EO/

Komento: