S’ka kuorum për ta shpallur gjendjen emergjente të energjisë

14:45 | 28 Dhjetor 2021

Në Kuvendin e Kosovës, nuk ka pasur kuorum për ta shpallur gjendjen emergjente.

Në votimin për propozimin e Qeverisë morën pjesë vetëm 55 deputetë. Votimi u bojkotua nga deputetët e Listës Serbe.

Në mungesë kuorumi, Kuvendi ka shkuar në pauzë për ta vazhduar atë në orën 15:30.

Komento: