S”ka kush që e ndal PSG,vjen me dy transferime “bombë”

20:34 | 03 Janar 2020

PSG vazhdon të kërkojë përforcime në Itali.

Siç është raportuar nga Le10Sport, skuadra franceze tashmë ka identifikuar të gjitha objektivat e tyre, dy prej të cilëve po luajnë aktualisht për Juventus, përcjell ORAinfo.

Bisedimet, sidoqoftë, janë të vështira.

Dy lojtarët në fjalë janë Emre Can dhe Mattia De Scigli: dy emra që drejtori sportiv i PSG Leonardo (dikur i AC Milan) do t’i mirëpritte me krahë të hapur.

Mesfushori mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Paredes, ndërsa mbrojtësi vlerësohet rreth 15 milion €./ORAinfo/

Komento: