S’ka marrëveshje Dybala – Juventus

16:07 | 22 Shtator 2021

Juventusi dhe Paulo Dybala janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje për kontratë të re, raporton “Calciomercato”.

Reprezentuesi i Argjentinës po kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës, por ai ende nuk ka bindur klubin se e meriton, pasi bisedimet vazhdojnë të zvarriten.

Sulmuesit 27-vjeçar, kontrata me Juventusin i skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Këtë edicion në elitën e futbollit italian, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

Komento: