S’ka pritjet në Merdare, shtohen kolonat në Vermicë

13:47 | 26 Dhjetor 2021

Përfundojnë pritjet në Merdare.

Gjatë ditës së diele, pritjet në pikë kalimet kufitare me Serbinë për të hyrë në Kosovë kanë qenë të vogla krahasuar me një ditë më parë, kur mërgimtarët pritën deri në 4 orë për ta kaluar kufirin.

Sipas Qendrës Kombëtar për Menaxhim Kufitar, gjatë të dielës pritjet në Merdar e Bërnjak janë deri në 10 minuta, në Jarinje deri në 15 minuta, ndërkaq te Dheu i Bardhë, deri në 30 minuta.

Ndërkohë, në Vermicë, pritjet për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë janë deri në 60 minuta, me kolona të gjata të veturave deri në 250 metra.

Komento: