S’ka pushim për Zidanen, po e merr drejtimin e skuadrës së madhe

18:05 | 14 Korrik 2021

Zidane pritet të marrë drejtimin e Francës.

Zinedine Zidane mund të marrë drejtimin e Francës edhe pse ka zëra që thonë se Didier Deschamps do të drejtojë kombëtaren e Gjelave edhe në botërorin e 2022 që do të mbahet në Katar, raporton Marca.

Pas dështimit në EURO 2020, pozicioni i Deschamps tek Franca është vënë shumë në dyshim.

Zidane që është një legjendë tek Franca ka shfaqur dëshirë për të marrë këtë post pasi prej largimit nga Real Madrid ka refuzuar ofertat për të drejtuar ndonjë klub tjetër.

Komento: