S’ka qetësi në Serie A, edhe një futbollist infektohet me koronaviurs – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

S’ka qetësi në Serie A, edhe një futbollist infektohet me koronaviurs

14:09 | 27 Shtator 2020

Edhe një rast pozitiv me Covid-19 në Serie A.

Lasse Schone bëhet lojtari i dytë i Genoas që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe kështu ai nuk do të udhëtojë sot në takimin me Napolin në Serie A.

Dje portieri i Genoas, Mattia Perin ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ku as ai sot nuk do të paraqitet në takimin ndaj napolitanëve që fillon nga ora 18:00.

Genoa qëndroi mbrëmë në një hotel për t’u siguruar se nuk do të ketë lojtarë tjerë të infektuar.

Komento: