
Për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua sot në Prishtinë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi që mungoi sot ish ai mes Ramës dhe Kurtit.
Se cila ishte arsye e mos takimit të kryeministrit kosovar dhe atij shqiptar për Front Online ka folur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu deklaroi se kryeministri Rama po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.
Kryeziu shton se Rama është ftuar nga zyra e Kryeministrit në aktivitetet për shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës me 12 qershor, por që zyra e kryeministrit Rama, ka njoftuar se ai nuk do të jetë i pranishëm.
“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, deklaroi Kryeziu për Front Online.