Skandal në Fshatin Olimpik në Tokio – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Skandal në Fshatin Olimpik në Tokio

23:46 | 01 Gusht 2021

Shpërthen skandali në Fshatin Olimpik në Tokio.

Disa atletë rrezikojnë të përballen me ndeshim, pasi janë kapur duke pirë alkool brenda Fshatit Olimpik në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.

Drejtori i përgjithshëm i Lojërave Olimpike Tokio 2020, Toshiro Muto, ka konfirmuar se një numër atletësh janë parë duke pirë alkool në një park brenda Fshatit Olimpik të shtunën mbrëma.

Derisa pirja e alkoolit nuk është e ndaluar brenda Fshatit, atletëve iu lejohen ta bëjnë këtë vetëm brenda dhomave të tyre private dhe jo në vende të zakonshme apo publike.

Sipas Insidethegames.biz, atletët e përfshirë në këtë skandal mund të përballen me masa disiplinore.

“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në park brenda Fshatit dhe ata po pinin alkooli dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt”, tha Muto.

“Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”, shtoi ai.

Ndëshkimi më i madh që atletët mund ta marrin është përjashtimi nga Lojërat Olimpike. Megjithatë, ata pritet të gjobiten.

Komento: