Skandal në Gjermani: Trajneri i skuadrës së njohur me certifikatë vaksinimi false

21:09 | 20 Nëntor 2021

Trajneri i ekipit gjerman me çertifikatë vaksinimi false, jep dorëheqje.

Në Gjermani ka njê rritje të frikshme të infektimeve me Covid aq sa po diskutohet një izolim tjetër.

Masat për personat e pavaksinuar janë forcuar shumë edhe në sport dhe mund të ketë penalizime ndaj ka tentativa për çertifikata vaksinimi false siç është rasti i një trajneri të ekipi të madh.

Bëhet fjalë për Markus Anfang, trajnerin e Werder Bremen, ekip që aktualisht luan në Bundesliga II, dhe që pas një hetimi është vërtetuar se ai ka përdorur një çertifikatë vaksinimi false bashkë me asistentin e tij.

I pérballur me akuza të tilla dhe me presion të madh nga tifozët, dha dorëhqjen.

Padia ndaj Infanf erdhi nga qendra shëndetësore që sic duket ka zbuluar se trajneri nuk rezulton me dy vaksina, ndryshe nga sa ka deklaruar klubi pak dité më parë.

Komento: