Skandal: Në Irlandën e Veriut, portieri godet shokun e skuadrës pasi pësuan gol

14:37 | 17 Tetor 2021

Në Irlandën e Veriut ka ndodhur një episode aspak i zakontë. Në kampionatin irlandes po zhvillohej ndeshja mes Glentoran dhe Coleraine.

Pas pësimit të golit portieri vendas sulmon shokun e skuadrës. Vendasit ishin duke fituar me rezultatin 2-1, kur skuadra mike arriti të vendoste baraspeshën 2-2 në minutën e 80’.

Në këtë moment ndodh e pazakonta, portieri Aaron McCarey, goditi mbrojtësin e skuadrës së tij Bobby Burns, duke e rrëzuar në tokë, teksa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Gjygjtari kryesor i ndeshjes vendosi ta përjashtonte nga fusha e lojës duke e ndëshkuar me karton të kuq për veprimin që bëri.

Sipas mediave Irlandeze, drejtuesit e klubit priten të marrin një vendim kundrejt portierit për këtë gjest të tij ndaj shokut të skuadrës.

Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e tifozëve duke u bërë dhe virale në rrjetet sociale.

Shikoni videon KËTU.

Komento: